Forumi i Gruas Elbasan organizoi në ambjentet e Real Skampini më 21 Nëntor 2013, Konferencën për rezultatet e projektit me titull ” Adresimi i Nevojave te Grave Viktima të Dhunës në Familje në Qarkun e Elbasanit”, gjatë periudhës, 06 Shkurt 2012- 31 Tetor 2013.
Projekti është mbështetur nga Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri në kuadër të Instrumentit Europian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe me kontributin e Kvinna till Kvinna.