+355 54 254 516e Hene - e Premte 08:00 -16:00

Kerkese per Shprehje Interesi

Kerkese per Shprehje Interesi

Elbasan më, 22/01/2018
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
Për Ekspert Komunikimi për projektin “Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi efektet dhe adresimin e stereotipeve të dëmshme gjinore, si burim i dhunës ndaj grave në rajonin e Elbasanit”.
Në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi efektet dhe adresimin e stereotipeve të dëmshme gjinore, si burim i dhunës ndaj grave në rajonin e Elbasanitzbatuar nga Forumi i Gruas Elbasan, përkatesisht në kuadër të programit “Zbatojmë Standardet, Ndryshojmë mendësitë”, i mbështetur nga UN Women Albania përmes fondeve të EU Commission, Forumi i Gruas Elbasan fton të gjitha subjektet e interesuara për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me objekt “Ekspert Komunikimi” për zbatimin e kontratës së shërbimit “Ekspert i Jashtëm” për Projektin “Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi efektet dhe adresimin e stereotipeve të dëmshme gjinore, si burim i dhunës ndaj grave në rajonin e Elbasanit”.
Një ndër objektivat kryesorë të projektit është adresimi i stereotipeve të dëmshme gjinore në Rajonin e Elbasanit dhe specifikisht:
– të nxisë komunitetin për të kuptuar efektet e stereotipeve të dëmshme gjinore dhe të rrisë ndërgjegjësimin e tyre mbi rëndësinë e dhënies fund të dhunës kundër grave dhe vajzave në Qarkun e Elbasanit;
– të fuqizojë dhe përfshijë këshilltarët bashkiakë (gra/burra) dhe aktorë të tjerë vendorë në adoptimin e një perspektive gjinore në vendimmarrjen vendore;
– të rrisë rolin dhe kapacitetin e organizatave lokale në Qarkun e Elbasanit për të ndërmarrë iniciativa të ngjashme;
TERMAT E REFERENCËS
PËR PROKURIMIN ME OBJEKT “EKSPERT KOMUNIKIMI” – Projekti “Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi efektet dhe adresimin e stereotipeve të dëmshme gjinore, si burim i dhunës ndaj grave në rajonin e Elbasanit”
Prokurimi për përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm për “Ekspert Komunikimi” synon:
– Të kontraktohet një ekspert i jashtëm, i pavarur, me aftësi të larta profesionale, i cili do të japë ndihmën e tij / saj për të sugjeruar mjete inovative për fushatën që sigurojnë dukshmërinë e projektit dhe ndikojnë në popullata më të mëdha;
Detyrat e Ekspertit të Komunikimit do të jenë si më poshtë:
– zhvillimin e strategjive efektive të komunikimit organizativ;
– zhvillimin e ideve inovative për promovimin e fushatës;
– trajnimin e stafit mbi përdorimin e mjeteve të medias sociale dhe përmirësimin e komunikimit me mediat lokale/qendrore.
Eksperti i Komunikimit, që do të kontraktohet nga Forumi i Gruas Elbasan, duhet të njihet me termat e referencës, përmbajtjen e kontratës dhe gjithë dokumentacionin që konsiderohen pjesë integrale e kontratës.
Grafiku i ekzekutimit të shërbimit: Kandidati i suksesshëm do të realizojë shërbimet e kërkuara brenda 10 ditëve të punës nga moment i nënshkrimit të kontratës nga të dyja palët.
KRITERET E KUALIFIKIMIT
  • Deklaraten mbi Konfliktin e Interesit.
  • Përshkrimi i Ofertës i plotësuar dhe nënshkruar në mënyrë të duhur
Oferta duhet të jetë në zarf të veçantë nga dokumentet e tjera.
KAPACITETI TEKNIK PROFESIONAL
Eksperti i Komunikimit për zbatimin e kontratës si “Ekspert i jashtem”:
  • Të ketë diplomë universitare në fushën e Gazetarisë, Komunikimit dhe Shkencave Sociale (Master Shkencor (Mr.sc), doktoraturë (PhD) etj,
  • Të ketë jo më pak se 5 vite punë në profesionin e tij.
  • Të ketë kualifikime të veçanta në fushën profesionale (me çertifikata), ka përparësi eksperti që ka kryer kualifikime dhe trajnime jashtë/brenda vendit në fushën e komunikimit.
  • Të ketë eksperiencë në fushën innovative (botime/ prezantime artikuj/tema shkencore, etj.)
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze.
Kriteri i Vlerësimit: Oferta më e mirë e vlerësuar
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen pranë Forumit të Gruas Elbasan deri me datë 02.02.2018 , ora 16:00. (Adresa: Lagja “5 Maj”, Rruga “Muc Shqiptari”, Pallati 450/1).
Kandidatët që do të shprehin interesin për të konkurruar, duhet të dorëzojnë dy zarfe të mbyllura jotransparent. Mbi zarf duhet shënuar pozicioni për të cilin aplikoni, emri, nënshkrimi dhe adresa e kandidatit konkurrues, si dhe emërtimi i dokumentacionit që përmban zarfi: Zarfi që përmban CV-në (sipas formatit evropian) dhe kopje të dokumenteve të kualifikimit emërtohet “Dokumente të kualifikimit profesional”, ndërsa zarfi tjetër duhet të përmbajë ofertën dhe emërtohet “propozimi ekonomik”.
Komisioni i Prokurimit dhe Drejtuesi i Projektit “Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi efektet dhe adresimin e stereotipeve të dëmshme gjinore, si burim i dhunës ndaj grave në rajonin e Elbasanit” në bashkëpunim me UN Women Albania do të vlerësojnë nëse kandidatët përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit.
Afati kohor për paraqitjen e kërkesave për shprehje interesi skadon më datë 02.02.2018, ora 16:00. Dokumentet e paraqitura pas skadimit të afatit kohor do t’i kthehen Kandidatit të pahapura.
Vlerësimi i kandidateve konkurrues mbi bazën e kriterit “Oferta më e mirë e vlerësuar”, do të realizohet brenda 3 ditëve nga hapja e ofertave. Te interesuarit mund te marrin informacion te metejshem ne adresen e meposhtme:
Kandidati i suksesshëm, që do të rezultojë fitues nga procedura e përzgjedhjes së prokurimit, duhet të dorëzojë para lidhjes së kontratës, dokumentet origjinale që vërtetojnë kriteret teknike profesionale (te cilave pas shqyrtimit do ti mbahet nje kopje dhe do u kthehen kandidateve).
Të drejtat dhe detyrimet e kandidatit fitues do të përcaktohen me kontratë.
Kërkesa për shprehje interesi do të qëndrojë e hapur për 10 ditë zyrtare pune.

Contact US

    Your name (required)

    Your Email (required)

    Subject

    Your Message