THIRRJE PER APLIKIME
Forumi i Gruas Elbasan (FGE) fton të gjitha organizatat me bazë komunitare dhe grupimet e formalizuara që operojnë në Qarkun e Elbasanit, që përfishin 7 Bashki (Elbasan, Belsh, Cerrik, Gramsh, Peqin, Prrenjas dhe Librazhd) dhe që punojnë me barazinë gjinore, dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, që të ndërmarrin fushata ndërgjegjësuese mbi efektet dhe adresimin e stereotipeve të dëmshme gjinore në komunitet pergjatë 16 Diteve te Aktivizmit kundër Dhunës 2018 (25 Nëntor-10 Dhjetor 2018).
Afati i dorëzimit të projekt-propozimeve: 7 Shtator 2018
Kjo thirrje hapet në kuader të projektit “Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi efektet dhe adresimin e stereotipeve të dëmshme gjinore, si burim i dhunës ndaj grave në rajonin e Elbasanit” zbatuar nga Forumi i Gruas Elbasan, përkatesisht në kuadër të programit “Zbatojmë Standardet, Ndryshojmë mendësitë”, i mbështetur nga UN Women Albania përmes fondeve të Komisionit Evropian.
EVAW Programme_FGE_Thirrje per Aplikime
EVAW Programme_FGE_Format Aplikimi
EVAW Programme_FGE_ Formati i Buxhetit