+355 54 254 516e Hene - e Premte 08:00 -16:00

TRAJNIM LIGJOR_FGE_UNW

TRAJNIM LIGJOR_FGE_UNW

Forumi i Gruas Elbasan (FGE) do te organizoje nje Trajnim nje-ditor ne kuader te projektit: “Përmirësimi i aksesit në shërbimet juridike dhe psikologjike dhe informacionin mbi ndihmën juridike falas për gratë dhe vajzat në të gjithë rajonin e Elbasanit, Rrogozhinë dhe Kavajë deri në Nëntor 2022” në kuadër të Programit Rajonal të EU-UN Women për ti Dhënë Fund Dhunës ndaj Grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi “Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”.
Tema e trajnimit: “Ofrimi i ndihmës juridike falas për njerëzit nga grupe të margjinalizuara”
Qellimi i trajnimit: Mbajtja e ketij trajnimi do t’u ofrojë studentëve mundësinë për të rritur kapacitetet e tyre, për të ndjekur punën e një avokati me përvoje dhe të eksperimentojnë ofrimin e ndihmës juridike falas për komunitetet e margjinalizuara. Ky trajnim do të ndikojë në rritjen e aftësive të studentëve, në mënyrë që të ofrojnë kontributin e tyre vullnetar për të rritur aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, veçanërisht për grupet në nevojë.
Ne fund te trajnimit pjesemarresit do pajisen me Certifikata.
Ku: Elbasan
Kohezgjatja: Nje-ditor, brenda Dhjetorit 2021.
Kush mund te aplikoje: Studente te fushes Juridike ( te gjitha deget e te drejtes) dhe profesioniste te rinj te fushes juridike qe duan te zgjerojne njohurite e tyre ne kete fushe.
Trajnere: SOELA KURTI, AVOKATE, EKSPERTE GJINORE

Linku i Rregjistrimit: https://forms.gle/hpqBKCndDN8AhkFu6

 

Contact US

    Your name (required)

    Your Email (required)

    Subject

    Your Message