+355 54 254 516e Hene - e Premte 08:00 -16:00

Më shumë solidaritet për kë po humbet gjithçka

Më shumë solidaritet për kë po humbet gjithçka

Forumi i Gruas Elbasan (FGE), fton publikisht me anë të këtij mesazhi të gjithë organizatat publike dhe jopublike, Organizatat jo-fitimprurëse, qytetarë të Elbasanit, biznese, veprimtarë, vullnetarë t’i bashkohemi situatës tragjike në jug dhe juglindje të Shqipërisë të përmbytura për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, për të ndihmuar dhe lehtësuar familjet në nevojë dhe ato në kushte ekstreme jetese. Për “Më shumë solidaritet për kë po humbet gjithçka”, kërkojmë kontribute të përbashkëta të tilla si: batanije, ushqime, veshmbathje e gjithçka tjetër që mendoni se mund t’u nevojitet njerëzve në sitata të tilla nevoje.

Duke filluar më dt: 05.02.2015 mirëpresim reagime nëpërmjet telefonatave dhe takimeve pranë ambjenteve të FGE-së që operojnë dhe do të jenë në dispozicionin tuaj nga e hëna – premte nga ora 08:00 -16:00, për të ndërmjetësuar ndihmën tuaj që do t’u ofrohet familjeve në zonat që aktualisht ndodhen nën ujë. Ju faleminderit, duke besuar në solidaritetin & kontributin tuaj. Adresa Lagja: “5 Maj”, Rruga “Muc Shqiptari”, Pall: 450/1, Kati II, Elbasan Tel: 0696511674 E-mail: forumigruaselbasan1991@gmail.com