PROGRAMI PËR FORCIMIN E SISTEMIT TË DREJTËSISË NË SHQIPËRI (JUST)

 Titulli i projektit: Forcimi i Sistemit të Transparencës, Efektshmërisë dhe Paanshmërisë në Gjykatat Shqiptare,  përmes Përmirësimit të Cilësisë së Përfaqësimit në Gjykim dhe Rritjes së Aftësisë së Shoqërisë Civile në Monitorimin dhe Adresimin e Këtyre Çështjeve”.

Objektivi i Projektit është:  të kontribojë në përmirësimin e cilësisë në dhënien e drejtësisë, përmes promovimit të transparencës, efektivitetit dhe paanshmërisë në gjykatat shqiptare.

Aktiviteti do të adresojë:

Efektivitetin e profesionistëve të sistemit të drejtësisë, nevojën për rritje të efektivitetit nga përmirësimi I cilësisë së përfaqësimit në gjyq si dhe duke përmirësuar transparencën, paanshmërinë dhe duke respektuar etikën juridike

Strategjitë që propozohen janë të përmbledhura si më poshtë:

 Ndjekja e rasteve në kuadrin e ndihmës ligjore falas (kryesisht është menduar që rastet të përfshijnë: zbatimin e Kodit të Familjes, pjesëtimin e pasurive bashkëshortore, zbatimin e ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, “Për barazinë gjinore në shoqëri”, si dhe çështje që lidhen me mbrojtjen dhe dëmshpërblimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimeve të tjera të dhunshme”).

 

-Monitorimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan duke përdorur studentët të skuadrave “pro bono” dhe (Universiteti I Elbasanit, Fakulteti I Drejtësisë) duke u fokusuar transparencën, efektivitetin dhe paanshmërinë në gjyqësor, monitorimi i funksionimit të  audio recording software bërja publike e problematikave dhe rritja e ndërgjegjësimit për to;

 Lobimi për të rritur transparencën dhe zbatimin e të drejtës për informim të qytetarëve, përdorimi i medias elektronike dhe të shkruar si mjet lobimi,

Aktivitetet e mëposhtëm do të konsistojnë në kryerjen e disa aktiviteteve, përmbushja e rezultateve të të cilëve do të kontribojë për realizimin e objektivit të projektit.

Aktiviteti nr.1

Ofrim i ndihmës ligjore falas për njerëz në nevojë(gra) Çështje të tilla janë: çështje familjare (zgjidhje martese, kujdestari e fëmijëve, detyrime ushqimore), çështje të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mbrojtjes përmes urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes dhe urdhrave të mbrojtjes; çështje në lidhje me konfliktet në punë, çështje të mbrojtjes së të drejtave të viktimave të krimeve të dhunshme, në mënyrë të veçantë viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, çështje të mbrojtjes nga diskriminimi për shkaqe të ndryshme, padi civile në procesin penal, padi për shpërblimin e dëmit në procesin civil, padi për pjesëtimin e pasurisë bashkëshortore; Ky aktivitet do te rrisë aksesin e grave të dhunuara ne sistemin e drejtësisë . Përmes këtij aktiviteti do të evidentohen disa çështje dhe për konsekuencë do të parashikohen rekomandimet në lidhje me transparencën, efektivitetin dhe paanshmërine e sistemit të drejtësisë

Ky aktivitet do të bëhet nga një jurist e kualifikuar që për momentin është e punësuar tek FGE

 Aktiviteti nr.2

Kryerja e monitorimit të 60 seancave gjyqësore në Gjykatën e Rrethet Gjyqësor Elbasan; Ky aktivitet do të kryhet nga studentë

 

Aktiviteti nr.3

Shkrimi i raportit monitorues;

Aktiviteti nr.4

Organizimi i Tryezës së Rrumbullakët në Elbasan

20-30 pjesëmarrës -gjyqtarë, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, profesionistë të tjerë të sistemit të drejtësisë, OJF në Elbasan dhe përfaqësues të medias elektronike dhe të shkruar do të njihen me problematikat e identifikuara nga raporti monitories dhe rekomandimet përkatëse. Vërejtjet, diskutimet dhe sygjerimet e pjesmarrësve do ti shërbejnë grupit të ekspertëve për dhënien e formës përfundimtare raportit monitorues.

Vërejtjet, diskutimet dhe sygjerimet e pjesmarrësve do ti shërbejnë edhe procesit lobues që do të kryejë çdo organizatë në koalicion për përmbushjen e rekomandimeve që kanë dalë nga raporti monitories.

 Aktiviteti nr.5

Bërja publike e gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit monitorues në median e shkruar dhe vizive;

Gjetjet dhe rekomandimet e raportit do të botohen ne median e shkruar dhe do të bëhen publike në median elektronike. Tre organizatat në koalicion kanë një bashkëpunim të mirë me median e shkruar dhe elektronike dhe kjo do ti shërbejë bërjes publike të gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit monitories.

  1. Në formularin e bashkëlidhur me këtë aplikim, ju lutemi rendisni rezultatet që do të arrihen dhe indikatorët që do të përdorni për të matur suksesin. Përveç indikatorëve sasiorë, mund të sugjeroni edhe forma të tjera për të matur suksesin apo impaktin.

Rezultatet e projektit:

 Duke ndjekur zbatimin e aktiviteteve të përshkruara më sipër, rezultatet e pritshme do të jenë si më poshtë:

  • Gratë në nevojë do të përfitojnë nga ofrimi i ndihmës ligjore falas për të rritur aksesin e tyre në sistemin e drejtësisë. Përveç kësaj ofrimi I ndihmës ligjore falas do të jetë një mjet për të monitoruar efektivitetin , transparencën dhe paanshmërinë e gjykatës në Elbasan
  • 60 seanca Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan do të monitorohen. Procesi I monitorimit do të identifikojë problemet dhe nevojat për ndërhyrje dhe përmirësim në lidhje më transparencën, efektivitetin dhe paanshmërinë  sistemit të drejtësisë
  • Përpunim I të dhënave të marra nga monitorimi dhe përgatitja e një raporti monitorimi duke përfshirë gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet
  • Organizimi i një Tryeze të Rrumbullakët në Elbasan ku pritet të marrin pjesë 20-30 pjesëmarrës -gjyqtarë, profesionistë të tjerë të sistemit të drejtësisë, OJF në Elbasan dhe përfaqësues të medias elektronike dhe të shkruar do të ndërgjegjësohen mbi problematikat e identifikuara nga raporti monitories. Gjetjet dhe rekomandimet e monitorimit do të bëhen publike për profesionistët e sistemit të drejtësisë dhe aktorë të tjerë në Elbasan.
  • Pas publikimit të raportit të monitorimit në media dhe në web e FGE do të pritet të rritet ndërgjegjësimi I aktorëve të sistemit të drejtësisë dhe I gjithë komunitetit në lidhje me provime dhe çështjet sistemit. Për më tepër pritet të rritet niveli I informimit të komunitetit në lidhje me problemet e sistemit të drejtësisë si dhe të rritet ndërgjegjësimi I gjyqtarëve  në lidhje me rolin aktiv të shoqërisë civile dhe të të gjithë komunitetit për ta bërë sistemin e drejtësisë  më transparent, më efektiv dhe më të paanshëm