Shoqata “Forumi i Gruas Elbasan” (FGE) me mbështetjen financiare të Fondacionit Kvinna till Kvinna/Suedi po zbaton (01 Janar 2012 – 31 Dhjetor 2013) projektin me titull: “Rritje e kuotës gjinore dhe pjesëmarrje e gjërë elektorale në zgjedhjet qëndrore të vitit 2013 në Qarkun Elbasan”.

Qëllimi i projektit: Arritja e barazisë gjinore në parlamentin Shqipëtarë!

Objektivat:

  1. Rritje e pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet qëndrore të vitit 2013.
  2. Pjesëmarrje e gjërë e komunitetit, sidomos e të rinjve në proçeset zgjedhore të vitit 2013.

Rezultatet e projektit do të arrihen nëpërmjet këtyre aktiviteteve:

1.      Përfaqësues nga spektri politik tregojnë mirëkuptim për rëndësinë e përfaqësimit gjinor në një shoqëri demokratike.

Aktivitetet:

1.1.   Trajnimi i dy koalicioneve të partive politike në rrethin Elbasan.
Në këtë trajnim do të përfshihen 20 persona kyç në parti të tillë si: vendimmarrësit, kryetarët e partive, forumeve, sekretarët, etj. Trajnimi do të jetë një ditorë dhe përmbajtja /axhenda do të konsistojë në: konceptet bazë të Barazisë Gjinore, Ligji për Barazi Gjinore, Strategjia Kombëtare e Barazisë Gjinore, Kodi Zgjedhor, puna në grup për përcaktimin e kritereve të një kandidati të suksesshëm, etj.

1.2.   Trajnimi i 20 personave nga të dy koalicioneve të partive politike në nivel rajonal.
Axhenda e njëjtë si në Elbasan do të ndiqet për trajnimet në rrethet e tjera të Qarkut Elbasan.

 2.      Komuniteti do të rrisë vetëdijen mbi të drejtën e votës dhe zbatimin e treguesve gjinorë në një proces zgjedhor.

Aktivitetet:

2.1.   23 Takime ndërgjegjësuese me burra dhe gra do të organizohet në: Bashkinë Elbasan, Cërrik dhe Belësh, si dhe në komunat: Shushicë, Shirgjan, Gostimë, Bradashesh, Papër dhe Pajovë. Bashkia Librazhd dhe Prrenjas, Komunat Librazhd Qendër, Qukës dhe Rrajcë. Bashkia Peqin dhe Komuna Pajovë. Qëllimi i këtyre takimeve do të jetë për të diskutuar problemet aktuale që pengojnë gratë të jenë pjesë e politikës dhe se si ne mund të përmirësojë situatën duke sugjeruar zgjidhje. Në çdo takim do të marrin pjesë rreth 50 burra dhe gra.

2.2.   23 Takime ndërgjegjësuese në nivel rajonal do të organizohet vetëm me gratë për të mbështetur gratë kandidate në zgjedhjet e ardhshme. Qëllimi i këtyre takimeve do të jetë për të diskutuar se pse gratë nuk mbështesin dhe votojnë për gratë kandidate dhe se si ne mund të përmirësojë situatën duke sugjeruar zgjidhje. Në çdo takim do të marrin pjesë rreth 20 gra.

2.3.   100 Takime ndërgjegjësuese me nxënësit e të gjitha shkollave të mesme në nivel rajonal. Do të organizohen takime sensibilizuese me nxënësit maturant në secilën shkollë të mesme të Qarkut Elbasan, përpara procesit zgjedhor. Vajzat dhe djemtë që votojnë për herë të parë do të marrin informacion në lidhje me të drejtën e votës dhe rolin e grave në këtë proces. Për këtë aktivitet do të nënshkruajë një marrëveshje me Drejtorinë e Arsimit në Elbasan e cila do të na lejojë të hyjmë në shkolla dhe të bëjmë takime me nxënës të cilët do të votojnë për herë të parë. Në çdo takim do të marrin pjesë rreth 25 nxënës.

2.4.   Përgatitja dhe shpërndarja e 2000 kopjeve të fletëpalosjeve që shpjegojnë të drejtat ligjore që gratë dhe burrat kanë për të votuar, kuotën gjinore 30%, kodin zgjedhor dhe rolin e gruas në procesin zgjedhor. Në çdo takim dhe aktivite të këtij projekti do të shpërndahen kopje të fletëpalosjeve. Gjithashtu, do të përgatiten 10 kopjet e posterave për të vënë ato në qendër të qytetit.

3.      Rritja e kapaciteteve të grave të cilët janë pjesë e vendimmarrjes dhe mund të jenë kandidate të mundshme në zgjedhjet qendrore të vitit 2013.

Aktivitetet:

3.1  Trajnimi i 20 grave potenciale që duan të kandidojnë për zgjedhjet e ardhshme. Këto kandidate do të jenë të dy spektrave politikë, e majtë dhe e djathtë ose “Aleanca për qytetarin” dhe “Aleanca për të ardhmen”. Për përzgjedhjen e këtyre kandidateve do të kërkohet ndihma e dy forcave politike, konkretisht Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Trajnimi do të jetë dy ditë dhe do të konsistojë në: mënyrat e organizimit të një fushate elektorale, gratë e suksesshme politikane në Shqipëri dhe jashtë vendit, konceptet themelore të barazisë gjinore, Ligji mbi Barazinë Gjinore, Strategjia Kombëtare e barazisë gjinore, Kodi Zgjedhor, punës në grup për identifikimin e kritereve të nevojshme për të qënë një kandidat i suksesshëm, etj.

Aktivitete shtesë:

Për qëndrueshmërinë e projektit do të monitorohet situata paszgjedhore. Do të shohim ndikimin e takimeve sensibilizuese dhe trajnime me gratë në politikë. Pritet një përmirësim i situatës, meqë gratë potenciale nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të marrin pjesë në trajnimet do të diskutojnë / debatojnë me njëria-tjetrën dhe mund të krijojnë grupe mbështetëse për më shumë gra në vendimmarrje.