Qendra e Kujdesit Ditor lindi si  nevojë e  asistimit e mbështetjes së grave të dhunuara,  të cilat  denoncojnë dhunuesit e tyre, janë në rrisk  e kërkojnë të paisen me UMM.

Ekzistenca e funksionimi i kësaj qendre  ka qenë  pjesë  e strategjisë së punës  së stafit të FGE- së, për shkak  të  situatave  trishtuese  të prezantuara  nga gra e vajza  në 12 vitet e përvojës së punës në  dy shërbimet  ekzistuese, në Qendrën e Këshillimit e Studion Avokatore.

Kjo Qendër tashmë është një realitet në sajë të mbështetjes financiare, nga Bashkimi Evropian me kontributin e Kvinna till Kvinna, në kuadër të projektit me titull: “Adresimi i Nevojave të Grave,Viktima të Dhunës në Familje në Qarkun  Elbasanit.”

Aktivitetet  e shërbimet që kjo qendër ofron janë:

Strehim nga 3-7 orë deri në 2-3 ditë, në pritje të marrjes së Urdhrit  të  Menjëhershëm  të  Mbrojtjes

  • Vazhdim  i  këshillim psiko-social, mjekësor dhe ligjor;
  • Gjatë qëndrimit në qendër gruas bashkë me fëmijët u janë ofruar  kushte  normale akomodimi, jetese, ushqimi, veshmbathje dhe fjetje në varësi të rastit;
  • Me  paisjen   e gruas  me UMM bëhet   kalimi  në  një strehëz tjetër me afat më të gjatë.

Kushtet e pranimit  në Qendër  për Viktimat e Dhunës në    familje                                                 

  • Gra / vajza  që kanë pësuar dhunë në mënyrë të vazhdueshme dhe që për t’u larguar nga situata e rrezikut kanë nevojë për një vend të mbrojtur   deri   në momentin e pasisjes  me Urdhërin e Menjëhershem të Mbrojtjes;
  • Gra / vajza viktima të dhunes në familje që kanë pësuar dhunë dhe që rreziku për ta pësuar përsëri është i mundshme deri në atë pikë sa shihet i nevojshëm largim i saj nga ambienti i papërshtatshëm
  • Viktima inkurajohet nga enti rererues që ta raportojë dhunën në polici dhe bashkëpunoje me organet përkatëse për ta dënuar dhunën.
  • Gra/ vajza që demostrojnë një vendosmëri për të dalë nga situata  diskriminuese  e dhunës.
  • Përballë dy grave që prezantojnë të njëjtin nivel vështirësish, i jepet prioritet grave shtatzëna ose me fëmijë të vegjël, në gjendje të keqe shëndetsore, me vështirësi të mëdha ekonomike ose që nuk kanë asnjë mbështetje nga familja e origjinës.

Në QKD janë strehuar 24 viktima të dhunës në familje me 37 fëmijet e tyre deri në paisjen me UMM.