Qëndra e Këshillimit

Qëndra e Këshillimit për Gra dhe Vajza të Dhunuara Elbasan

Në  fushën e shërbimeve organizata është fokusuar në dhënien e shërbimeve grave e vajzave të dhunuara  dhe me probleme social ekonomike. Këto shërbime psiko – sociale dhe ligjore ofrohen nga një staf mjaft i përgatitur dhe mirë trajnuar për punën me këtë kategori grash dhe vajzash. Stafi përbehet nga 2 psikologe, 2 punonjese sociale dhe 3 avokat që ofrojne një ndihmë te specializuar për klientët.

Shërbimi ofrohet çdo ditë nga ora 8:00 në mëngjes deri ne orën 16:00 pasdite nga e Hëna në të Premte nëpërmjet linjës telefonike dhe këshillimeve ballë për ballë.

Kjo qendër ka filluar shërbimet e saj më 1 Tetor të vitit 1999  në ndihme të grave dhe vajzave me probleme të dhunës të ushtruar ndaj tyre në familje dhe shoqëri. Ky sherbim ofrohet falas nga psikolog dhe punonjes social. Qëllimi i qëndres është të japë:

Këshillim dhe Mbështetje

Këshillim dhe Mbështetje psikologjike dhe social për gratë dhe vajzat viktima të dhunës

Informim dhe Orientim

Informim dhe Orientim mbi shërbimet e territorit

Referim i asistuar

Referim i asistuar në institucionet publike dhe jo publike.

Terapi këshillimi

Terapi këshillimi për gratë dhe fëmijët e tyre

Gjithashtu, Forumi i Gruas Elbasan ka realizuar në muajin Prill 2021 krijimin e një këndi me materiale dhe lodra per të realizuar terapinë e lojës dhe e artit me fëmijët dhe gratë të dhunuar dhe me probleme social – ekonomike. Terapia e artit dhe e lojës janë terapi integruese për fëmijën dhe jo vetëm, ku loja konsiderohet si gjuha e fëmijëve dhe lodrat si fjala e tyre. Eksperienca emocionale mund tё shprehet nё njё mёnyrё mё tё sigurt e tё rehatshme me anё tё simboleve qё “lojrat” dhe vizatimet prezantojnë.

Qëllimi i përdorimit të këtyre teknikave lejon fëmijën qё tё transeferojë ankthin, frikёrat, fantazinë dhe fajin në objekte dhe jo në njerëz.

Me anë të terapisë së lojës dhe artit, fëmija mund të mësojë të komunikojë me të tjerët dhe të shprehë emocionet e tij, të modifikojë sjelljen, të zhvillojë aftësi problem-zgjidhëse dhe të mësojë një shumëllojshmëri mënyrash se si të integrohet në shoqëri. Duke vepruar nga një eksperiencë e frikshme ose një situate hipotetike, ndoshta duke ndryshuar ose përmbysur rezultatin me anё tё veprimtarisë e lojës, fëmijët shkojnë drejt një zgjidhjeje të brendshme. Më pas ata janë më të aftë të përballojnë, ose të përshtaten me problemet në të ardhmen.

Gjithmonë do keni një mbështetje