Forumi i Gruas Elbasan është një shoqatë jofitimprurëse, joqeveritare që është krijuar në Gusht te vitit 1991. Eshtë e para shoqatë e këtij lloji e krijuar në rrethin e Elbasanit menjëherë mbas ndryshimeve politike që ndodhën në vendin tonë .Fillimisht nuk dinim se cfarë janë Organizatat Jo Fitimprurëse, të sapo dala nga një regjim monist ku vetëm Bashkimi I Grave te Shqipërise ekzistonte për të gjitha gratë shqipatare pavarësisht bindjeve politike, fetare edukimit etj. Fillimisht krijuan degën e Forumit të Pavarur të Gruas Shqipëtare ( FPGSH)  me gra nga të gjitha forcat politike.

Mendimi në atë kohë ishte që të gjitha gratë të jenë të bashkuara në një organizatë të tyre pasi dhe hallet dhe problemet që ato kanë janë të njejta dhe duke qenë te bashkuara me lehtë do ti zgjidhnin problemet e tyre.Por shumë shpejt u pa që kjo ide nuk ishte më e mira pasi partitë politike hap pas hapi filluan të krijonin organizatat e tyre politike të grave dhe shumica e grave të antarësuara në parti u shkeputën nga Forumi I Pavarur I Gruas Shqiptare dega Elbasan. Shumë gra të tjera megjithëse antare partie qëndruan dhe vazhdojnë edhe sot të jenë antare aktivë të Forumit të Gruas Elbasan.  Duke qenë degë e FPGSH ne u përfshime dhe realizuam me sukses disa projekte kombëtare, sipas kushteve konkrete që kalonte vendi si furnizimi me një thes miell I 2500 familjeve në fshat dhe qytet, furnizimi me carcafë, batanije, bluza per personelin e spitalit psikiatrik etj

Me kalimin e kohes u diktua nevoja e te qënurit te pavarur Kështu qe ne Janar te vitit 2000 Mbledhja e Pergjitheshme e Antarëve vendosi krijimin dhe regjistrimin në Gjykatën e rrethit Elbasan te Forumit te Gruas Elbasan (FGE), si subjekt I pavarur juridik dhe me vonë FGE riregjistrohet ne Gjykatën e Shkallës se Parë Tiranë, me numur vendimi 4030/1 datë 10.07.2003, konform ligjit te Organizatave Jo Fitimprurëse  (OJF)

Që nga krijimi e deri më tani FGE është munduar me përkushtim dhe profesionalizëm të mbrojë të drejtat e grave duke u fokusuar kryesisht në të drejtën për të qenë e lirë e pa dhunuar dhe në të drejtën për të qenë e barabartë në jetën publike

Na është dashur shumë punë për të bindur gratë sidomos ato që jetojnë në fshat se janë të barabarta me burrat. Ato ishin mësuar në jetën e tyre me dallimin e madh ndërmjet grave dhe burrave. Ato e quanin më se normale që burri mund ti ofendonte, mund edhe ti godiste. Hap pas hapi në shume takime që kemi organizuar me gratë arritëm ti bindim që janë të barabartë me burrat . Fillimisht jemi ndeshur dhe me reaksionin e burrave të cilët mundoheshin të na pengonin në takimet tona. Tek tuk ndigjonim dhe shprehje të tilla” ato duan tju ndajnë nga burrat” Por ne vazhduam punën tonë bindëse, fillimisht vetem me gra / vajza dhe më vonë dhe me burra.

Mbas kaq vitesh ne ndjehemi mirë pasi mendojmë që kemi bërë punë, kemi kontribuar në komunitet për të ndryshuar mentalitete të gabuara në lidhje me gruan dhe pozicionin e saj në familje dhe në shoqëri, kemi kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve tek gratë me qëllim që të krijojmë atë shembullin pozitiv të figurës së gruas në komunitet.Sot ka shumë gra në komunitetin e Elbasanit që janë te gatëshme të marrin shumë pergjegjësi mbi vehte edhe në politikë dhe vendimarrje. Janë me dhjetra gra që janë të denja për të kandiduar si deputete,si kryetare bashkie apo komune. Janë me qindra gra te gatëshme për të qenë antare të këshillave të komunave apo të bashkive, por që akoma burrat që I kanë zënë padrejtësisht vëndet e tyre, po rezistojnë dhe nuk po I lëshojnë keto vënde.

Megjithatë kemi shumë punë për të bërë, sfida të fuqishme na presin në të ardhmen, Forumi I Gruas Elbasan është I vendosur të vazhdojë punën e tij deri ne arritjen e treguesve gjinor në të gjitha fushat e jetës