Shoqata “Forumi i Gruas Elbasan” është krijuar në Gusht te vitit 1991 si degë e Forumit te Pavaruar te Gruas Shqipëtare, riregjistruar në vitin 1995 po si degë e Forumit të Pavaruar të Gruas Shqipëtare, dega Elbasan, është regjistruar si shoqatë më vete më 07.01.2000 me vendim 4030 të Gjykatës Rrethit Elbasan dhe riregjistruar me datë 10.07.2003 me vendim nr 4030/1 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, konform ligjit të Organizatave jo Fitimprurëse në Shqiperi. Në bazë të statutit, organizata quhet “Forumi I Gruas Elbasan” Mund të njihet dhe si FGE (akronimi). Organizata është formuar si shoqatë me anetarësi. Veprimtarinë e saj organizata e shtrin ne Qarkun e Elbasanit, me të drejtë për tu shtrirë në të gjithë Shqiperinë. Profili specific i organizatës është se bazohet në çështjet dhe në problemet e grave veçanërisht ato me probleme dhune, të grupmoshave, niveleve e besimeve të ndryshme nga zonat urbane e ato rurale si dhe në rritjen e pjesmarrjes së gruas në jetën publike kryesisht në politikë dhe në vendimmarrje Por pjesë e target grupit të organizatës janë dhe meshkujt pasi prania e tyre në problemet e grave e vajzave ndikon në trajtimin, zbutjen e zgjidhjen e problemeve sipas përkatësisë gjinore. Organizata ka një experiencë të mirë pune për të drejtat e grave, ka kapacitete trajnuese, menaxhuese dhe ofruese konkrete shërbimesh.Këto kapacitete janë krijuar hap pas hapi, vit pas viti duke marrë në konsideratë faktin se organizata i ka dhënë shumë rëndësi trajnimit dhe kualifikimit të stafit. Në zgjidhjen e problemeve të ndryshme organizata bashkëpunon dhe kooperon me shumë organizata të tjera dhe me qeverinë lokale. Organizata është pjesë e rrjetit kombëtar të grave për dhunën ndaj grave dhe ndaj problemeve gjinore.Si një organizatë lokale bashkevepron dhe me organizata te tjera lokale në Elbasan si psh: Tjetër Vizion, Word Vizion, Në Dobi të Gruas, dhe koordinon mjaft mirë punën së bashku me strukturat e vecanta të qeverisë lokale. Forumi i Gruas është gjithashtu pikë fokale e WAVE ( Qendra Europiane për informim kundër dhunës). Organizata në fillimet e saj ka pasur vetëm një zyrë të dhënë nga pushteti lokal, e të pajisur thjesht me kontributin e vetë anëtarëve e simpatizantëve të saj. Për të forcuar organizativisht e financiarisht shoqatën, në fillimet e saj, si dhe për të rritur nivelin e kërkesave të grave e vajzave, në vitet 1992, 1993, janë hapur kurse për mësimin e gjuhës angleze, frënge e italiane me rreth 140 gra e vajza. Në mënyrë që të rriteshin të ardhurat në vitet 1993-1995 janë zhvilluar kurse automobilizmi, për patente të grupit “B” me gra vajza e familjare.
Në vitet në vazhdim të ardhurat u shtuan si rezultat i realizimit të projekteve me donator të ndryshëm.
Rritja e të ardhurave bëri të mundur që numri i të punësuarve me kohë të plotë brenda organizatës të rritej. Në fillimet e saj shoqata kishte të punësuar me kohë të plotë vetëm një punonjës, ndërsa sot me kohë te plotë ka 7 punonjës me ekspertiz në fusha të ndryshme që lidhen me problemet e grave.
Organizata ka pasur një veprimtari të gjërë duke:
- Dhënë shërbime konkrete në favor të grave dhe vajzave;
- Ngritur fushata sensibilizuse;
- Organizuar trajnime dhe ngritje kapacitetesh.