Misioni

  • Mbrojtja e të drejtave të grave, përfaqësimi I tyre ligjor përpara organeve të drejtesisë, ngritja e studios avokatore për ofrimin e asistencës juridike dhe përfaqësimit ligjor të grave dhe vajzave.
  • Rritja e vetëdijes së tyre për rolin dhe të drejtat që kanë në shoqëri dhe familje nëpërmjet fushatave sensibilizuese.
  • Kundërshtimi I të gjitha formave të dhunës të ushtruara mbi to, hapja e qëndrave të këshillimit për gratë dhe vajzat e dhunuara.
  • Mbrojtja e jetës së gruas nga dhuna ekstreme dhe ngritja e qendrave të strehimit të perkohshëm te tyre.
  • Edukimi dhe mbrojtja e të drejtës së riprodhimit, shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe planifikimi familjar.
  • Nxitja dhe përfshirja e grave në ekonominë e tregut nëpërmjet inkurajimit dhe krijimit të shoqërive të ndryshme të grave me mjetet e tyre apo nëpërmjet fondeve të dhuruara shoqatës dhe fondeve të projektit.

Vizioni

Mbrojtja, garantimi dhe promovimi i gruas në jetën shoqërore.